Flokët janë pjesë e kujdesit tonë të përditshëm dhe shëndeti i tyre është mjaft i rëndësishëm. Për të siguruar këtë gjë ka mjaft metoda dhe produkte të cilësive dhe çmimeve të ndryshme.
Ajo që ne sugjerojmë është një maskë ushqyese natyrale, e cila mund të përgatitet vetë, me produkte që gjenden lehtësisht në shtëpi.
Përbërësit:
2 lugë vaj ulliri
2 lugë mjaltë
1 banane
1 kavanoz kos
1 gotë verë të kuqe
Përgatitja:
Përziejini të gjithë përbërësit në një blender derisa të përftoni një masë homogjene. Pas kësaj aplikojeni në fokë dhe mbajeni për 20 minuta. Në fund lajeni kokën normalisht.