Masakra në pyllin e Sodës, ndryshon strategjia për mbrojtjen e “mushkërisë” së Vlorës

0
Gjigandi

Pavarësisht se konsiderohet si “mushkëria e gjelbër e Vlorës”, pylli i Sodës është dëmtuar e ndotur masivisht, pavarësisht aksioneve të ndërmarra për pastrimin. Ndaj strategjia ka ndryshuar, duke i përcaktuar institucioneve hapësira të veçanta për të mirëmbajtur.

Pylli i Sodës është cilësuar “mushkëria e Vlorës”, por ndër vite ai është dëmtuar dhe kthyer në një landfill për hedhjen e mbetjeve.

Aksionet e pastrimit aty nuk kanë dhënë rezultatet e kërkuara, ndaj strategjia për ta mbrojtur do të ndryshojë.

Flamur Mamaj: Do ta kemi në patronazh gjithë vitin. Nuk do ta bëjmë me aksion, çdo institucion do të ketë sipërfaqen e vet të mirëmbajtjes dhe identifikimit të gjithë problematikave që shfaq pylli i Sodës.

Kryesisht janë biznese ata që në vazhdimësi kanë hedhur mbetje në pyllin  e Sodës, por jo më pak efekt kanë dhënë në këtë situatë banorët e zonës apo turistët.

RonaTyra

Shkëlqim Ramaj: Të gjithë bashkë jemi bashkëfajtorë.

Për nënkryetarin e Bashkisë, ndërtimi i landfillit të ri pritet të ketë ndikim pozitiv në luftën ndaj ndotjes së ambientit pasi do të shtohen edhe kontejnerët në qytet.

Bashkia e Vlorës ndërkohë ka një projekt për zëvendësimin e pishave të dëmtuara nga dora e njeriut apo natyra.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu