Dy aksidente brenda pak minutash në Elbasan, të plagosurit dërgohen me urgjencë në spital!

0
Dy aksidente brenda pak minutash në Elbasan, të plagosurit dërgohen me urgjencë në spital!
Gjigandi

Dy aksidente të njëpasnjëshme kanë ndodhur pasditen e sotme brenda pak minutash në Elbasan.

Gazetari Enes Memolla raporton se një automjet ka përplasur një këmbësor në zonën e Poliklinikës. Ai ka pësuar dëmtime dhe është dërguar në spital për të marrë ndihmën e parë mjekësore.

Ndërkohë policia ka bërë të mundur shoqërimin e shoferit të automjetit.

Ndërkohë aksidenti tjetër është regjistruar në zonën e Zaranikës ku një mjet ka përplasur një motoçikletë. Drejtuesi i kësaj të fundit është dërguar me urgjencë në spital.

Nga sa mësohet të dy personat e aksidentuar janë jashtë rrezikut për jetën.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu