Martohet në fshehtësi të plotë Princesha e Pallatit Mbretëror

0
Gjigandi

Princesha Beatrice është martuar me partnerin e saj italian Edoardo Mapelli Mozzi, në një ceremoni të fshehtë në kështjellën mbretërore Windsor në Britani, me gjithsej 20 të afërm, përfshirë dhe mbretëreshën Elisabeth.

Çifti duhet të lidhnin kurorë në Pallatin Mbretëror St James më 29 maj, por ceremonia u shty për shkak të pandemisë dhe pas këtij anulimi, asnjë datë e re nuk u bë publike.

31-vjeçarja Beatrice dhe Edo shkëmbyen premtimet këtë të premte në rezidencën e Princit Andrew.

Mbretëresha 94-vjeçare, veshur me një fustan në ngjyrë mente, ishte në ceremoni së bashku me bashkëshortin Duka i Edinburgh, 99 vjeç.

Prindërit e nuses, Princ Andrew dhe Dukesha e York me motrën Princeshë Eugenie, ishin mes rreth 20 të ftuarve.

RonaTyra

Në deklaratën e pallatit mbretëror thuhet: “Ceremonia e vogël përfshinte mbretëreshën, Duken e Edinburg dhe familjarë të afërt. Martesa u krye në përputhje me udhëzimet përkatëse të qeverisë”.

Kisha mbretërore mund të presë deri në 180 të ftuar dhe ka mundësi për distancim social. Mësohet se çifti nuk kanë dashur të publikojnë foto, pasi nuk dëshironin të tërheqnin vëmendjen para dhënies së titullit të Kalorësisë së Kapiten Tom Moore nga Mbretëresha Elisabeth, në ceremoninë që u krye po të premten.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu