Çifti i njohur i balerinëve, Manjola Hasani dhe Ezdalin Gorani ishin të ftuar pasditen e kësaj të premteje tek “Rudina” ku treguan historinë e dashurisë dhe marrëdhënien me dy fëmijët, vajzën 9 vjeçe, Olesia dhe djalin 2 vjeç, Oen.
Historia e tyre e dashurisë ka nisur tek shfaqja “Hirushja”, ku ata luanin rolin e mbretit dhe mbretëreshës.
“Kemi qenë mbrapa kuintave, siç rrinë balerinët kur presin momentin e tyre dhe aty nisi”, tregoi Ezdalini.
“Nisi si një lojë, por doli tjetër gjë”, tha Manjola.
“Nuk kisha guxim, ka qenë pak natyrë e sertë. Pastaj rrugës, Ola filloi ta përpunonte këtë ide. Se ne kemi qenë në një klasë bashkë, shokë klase. Që nga 10 vjeç deri në një farë moshe. Unë e kam pasur më të vështirë, ajo e ka pasur edhe më të vështirë, ta pranonte këtë histori”, tregoi Ezdalini.