var ad_container = document.getElementById(‘viimo_container’);
ad_container.id = “viimo_container” + Math.floor((Math.random() * 1000) + 1);
if (!window.viimo_inpage_setup)
{ window.viimo_inpage_setup = []; }
window.viimo_inpage_setup.push({ element_id: ad_container.id, format: ‘560×69’ });
Artistë të ndryshëm të estradës shqiptare kanë përdorur pandeminë coronavirus si një shtysë për të punuar më shumë në projektet muzikore.
Kjo ka rezultuar në publikimin e shumë projekteve, të cilat në pamundësi për t’u realizuar me klip, janë xhiruar në kushte shtëpie.
Njëri nga ta është edhe rep-artisti Majk, i cili ka paralajmëruar lansimin e këngës “Dynja” në mesin e kësaj krize globale.
Sipas tij, i gjithë ky projekt është ndërtuar nga motivi i pandemisë coronavirus, e që e ka realizuar këto ditë.
“I motivuar nga karantina, e kam bërë një këngë që do ta lansoj nesër për ju, ora 18:00”, ka shkruar Majk në përshkrimin e fotografisë.
Projekti i fundit nga reperi është lansuar para dy muajsh, me titull “Sytë mu kanë qorru” dhe ka rezultuar mjaft i pëlqyer nga adhuruesit e muzikës së tij.