La Liga përcakton datën e rinisjes, fjalën e fundit e thotë qeveria

0
Gjigandi

var ad_container = document.getElementById(‘viimo_container’);
ad_container.id = “viimo_container” + Math.floor((Math.random() * 1000) + 1);
if (!window.viimo_inpage_setup)
{ window.viimo_inpage_setup = []; }
window.viimo_inpage_setup.push({ element_id: ad_container.id, format: ‘560×69’ });

Pesë lojtarë nga La Liga dhe Divizioni i Dytë rezultuan pozitivë me Covid-19, pasi iu kryen tamponët para se të nisnin stërvitjen personale.

Të gjithë këta lojtarë janë asimptomatikë dhe në fazën e fundit të sëmundjes. Identiteti i tyre nuk është zbuluar zyrtarisht nga La Liga, në përputhje me ligjin organik të mbrojtjes së të dhënave, megjithatë nga burime të ndryshme është mësuar se ata janë (vetëm 4 janë zbuluar): Renan Lodi (Atletico Madrid), Alex Remiro (Real Sociedad), Yangel Herrera (Granada) dhe Joel Robles (Betis).

Ideja e La Ligas është që të rifillojë në datën 12 qershor, kur të ketë kaluar më shumë se një muaj trajnim, kohë e rekomanduar nga autoritetet shëndetësore. Data është ende subjekt i miratimit nga Ministria e Shëndetësisë, por klubet tashmë janë paralajmëruar, ndërsa 19 qershori do të konsiderohet një alternativë.

Sipas protokollit të sigurisë, lojtarët e infektuar do të duhet të karantinohen në shtëpi, duke kryer të njëjtin aktivitet fizik individual që kanë bërë deri më tani, sipas udhëzimeve të klubeve përkatëse. Në ditët në vijim, ata do të kryejnë një test të ri për COVID-19 dhe, pasi të kenë marrë dy rezultate negative, do të jenë në gjendje të bashkohen në seancat stërvitore në ambientet e klubit. Për më tepër, La Liga do t’u ofrojë mundësinë për të kryer teste edhe njerëzve që jetojnë me futbollistët që preken nga Koronavirusi.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu