Lubrifikanti trasformon seksin e mirë në seks fantastik

0
Gjigandi

Lubrifikanti mund të trasformojë seksin e mirë në seks fantastik duke ulur fërkimet dhe duke lehtësuar penetrimin. Lubrifikimi i shëndetshëm shndërron penetrimin vaginal në rehati, ndihmon dhe nxit seksin oral dhe është një domosdoshmëri gjatë seksit anal. Lubrifikanti ka rol të rëndësishëm dhe kur përdorim preservativ, kjo sepse çdo gjë kryhet me më shumë lehtësi. Ka shumë për të ditur për lubrifikantët kështu që bëhu gati për një leksion përshtatshmërie, përbërje dhe këshillimi.

Lloje të ndryshme lubrifikantësh dhe cilësitë e tyre

Kush është diferenca midis lubrifikantit me bazë uji, me bazë silikoni, me shije apo me bazë vaji ?A mund të përdoren ato me të gjitha lodrat seksuale ?

Në shitje ka gjithsej katër lloje lubrifikantësh: me bazë vaji, silikoni, uji dhe hybrid ( një kombinim mes disa lubrifikantësh). Çdo bazë lubrifikanti ka pro dhe kundra .

Lubrifikantet me bazë vaji

RonaTyra

Pro: kohëzgjatja

Pro: Përdorim i dyfishtë ( dhe për masazhe)

Kundra: Latexi, polyisopropeni nuk janë kombatibël me preservativin

Kundra: e vështirë për t’u pastruar, mund të lerë njolla në çarçafë

Lubrifikantë me bazë silikoni

Pro: Kompatibël me preservativin

Pro: Kohëzgjatje

Kundra: Nuk janë të përshtatshme për lodra me silicon ( ndonëse kjo mund të anashkalohet duke përdorur një preservative mbi lodrën)

Kundra: Silikoni nuk pastrohet me ujë dhe sapun, ai largohet ngadale duke ndikuar në imunitetit e vaginës

Lubrifikantë me bazë uji

Pro: të sigurtë me latex dhe lodra

Pro: produktet me bazë uji janë të këshilluar nga gjinekologët sepse respektojnë florën vaginale

Kundra: Nuk bën rrëmujë pork a nevojë për më shumë se një përdorim

Kundra: nëse përmban koncentrat kimikate për rrëshqitje ( propylene glycol) mund të krijojë situate toksike për vaginën

Lubrifikantët hibridë

Pro: të lëmuar, zgjasin në kohë si lubrifikantët me bazë silikoni

Pro: janë të përshtatshmë me preservative dhe lodra si ato me bazë uji

Kundra : sasia e silikonit ndryshon në varësi të markës – kujdesu q ëtë lëxosh me vëmëndje instruksionet

Kundra: i ri në industri kështu që ka më pak material informues

 

Si të zgjedh lubrifikantin e duhur ?

Ok, tani e di çfarë baze do por çfarë lubrifikanti duhet zgjedhur ? Një pjesë e mirë e tyre përdorin kimikate të cilat janë shumë të dëmshme për ekosistemin vaginal. Si mund të dimë nëse lubrifikanti është i sigurtë ?

Sipas Organizatës Botërorë të Shëndetit faktori më i rëndësishëm në sigurinë e lubrifikantit është iso-osmolar. Keni harruar osmozën nga biologjia ?

Ja u tregoj unë që sapo e përsërita. Me pak fjalë, sa më shumë kimikatë të ketë një lubrifikant aq më shumë do të prishet ekuilibri i kripës ose i ujit që qarkullon ndërmjet qelizave që quhet pikërish osmolalitet. Nëse prishet kjo balancë atëherë do të kemi ndryshim të PH dhe si rrjedhojë baktere dhe infeksione të ndryshe. Osmolariteti i lubrifikantëve nuk duhet të kalojë sasinë prej 380 mOsm/kg,

Miti i lubrifikantit

Tharja vaginale do të thotë që nuk je eksituar mjaftueshëm

Thatësira në vaginë është një nga arsyet kryesore se pse gratë kanë dhimbje gjatë seksit. Shumë faktorë mund të shkaktojnë thatësi, si stresi, pirja e tepruar, barna të ndryshme, ndryshime hormonale. Ndonjëherë pengohemi nga fakti që lubrifikimi është sinonim eksitimi, por nuk duhet të kemi stepje. Një lubrifikant i mirë do të ndalojë seksin e dhimbshëm. Mos e lë stigmën të të mbajë larg seksit të mirë.

Lubrifikanti nuk është i nevojshëm

Lubrifikanti përmirëson penetrimin në të gjitha rastet. Të lejon të provosh më shumë pozicione dhe të zgjerosh komoditetin e indeve të ndjeshme. Rrëshqitja e tepërt mund të të japë atë orgazmën që kërkon. Për seksin anal është i domosdoshëm sepse mungesa e lagështisë do të bënte këtë akt të dhimbshëm.

Unë përdor vaj kokosi

Vaji i kokosit është një lubrifikant i mirë sepse është i lirë dhe i aksesueshëm. Por, ai ka bazë vaji dhe nuk është i përshtatshëm për prezervativat prej latexi dhe është i vështirë për t’u pastruar. Përveç kësaj duke qënë i dëndur ai mbyll poret duke prishur balancin delikat të PH/

Pështyma është i vetmi lubrifikant që më duhet

Ok, lubrifikanti që kemi përdorur të gjitha është pështyma. Përpos faktit që është e gatshme dhe e lirë ka shumë arsye se pse nuk duhet ta përdorim gjatë seksit. Ajo thahet shpejt, mund të shkaktojë infeksione vaginale dhe infeksione seksualisht të trasmetueshme.

Si përfundim, lubrifikanti i duhur mund të zgjidhë probleme që mund të mos dini. Trupi dhe nevojat e gjithsecilit janë të ndryshme kshtu që eksperimentoni dhe gjeni lubrifikantin që ju përshtatet më shumë. Përpiquni t’i jepni përparësi shëndetit tuaj sepse trupi juaj meriton më të mirën.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu