Luana Vjollca ishte përfolur shumë për veshjen e saj në puntatën e radhës së ‘Shiko kush luan’.
Luana Vjollca do paraqitet më një fustan të dizajnuar me lule sot në puntatën e radhës tek ‘Shiko kush luan’ ku i ftuar është reperi nga Ferizaj, Mozzik.
Veshja e moderatores shqiptare ka tërhequr mjaft vëmendje ditëve të fundit, por tani është zbuluar se ajo qenka inspiruar nga modelja e ‘Victoria Secret’, Kendall Jenner, e cila kohë më parë ishte paraqitur me një veshje të ngjashme në një organizim.
Ndryshe, javë më parë Luana kishte publikuar edhe video-klipin e saj të fundit ‘Ti amo’, e cila deri më tani numëron mbi një milionë klikime në Youtube.