Ka hyr suksesshme në botën e rep-it dhe nuk e ka ndërmend të ndalet.
Rep-artistja Loredana Zefi tashmë është një emër i njohur jo vetëm në trojet shqiptare, por edhe në Evropë.
Teksa po përgatit projekte të reja, Loredana nuk heziton që herë pas here të bëj ndryshime edhe në pamjen e jashtme.
Këtë herë ajo u shfaq me flokët të gjata bionde me një shami të vendosur në kokë.
“Nëna e repit”, ka shkuar Loredana në mbishkrimin e fotografisë.
Kujtojmë që ditë më parë, Loredana fitoj çmimin ‘Swiss Act’ në eventin e njohur ‘MTV EMA’.