Linda nuk e ka ndalur punën për projektet e reja.
Linda Halimi po shfrytëzon këtë periudhë pandemie, për të punuar rreth këngëve të reja.
Këngëtarja, me anë të një postimi në Instagram, bëri të ditur se projekti i ri i saj publikohet gjatë muajit maj.
“Videoklipi i singlit të ri publikohet në maj”, ishte mbishkrimi që ajo ia la fotos, ku shfaqet në shtëpi, tek pjesa e studios.
Për ndryshe, “Gur” titullohet projekti i fundit muzikor nga Linda Halimi.