Një trend i ri i bukurisë i njohur si ‘lëkura e delfinëve’ është shfaqur në Instagram – një term për të përshkruar një shkëlqim të lezetshëm i arritur me vështirësi, por në dukje pa mundim.
Trendit iu dha ky emër unik për shkak të pamjes së lagësht që krijon në lëkurë pa u shfaqur me vaj – në mënyrë të ngjashme me lëkurën e lëmuar të një delfini.
Termi u krijua nga artistja e grimit, Mary Phillips, në listën e klientëve të së cilës përfshihen Kim Kardashian, Jennifer Lopez, Kendell Jenner dhe Hailey Bieber.
Në një intervistë, Phillips tha që pamja mund të arrihet duke shtruar produkte kozmetike ndriçuese mbi njëra-tjetrën.
Ajo rekomandoi të përdorni Prep-Set-Glow dhe Illuminator të Iconic London për një ‘pamje të freskët, me shkëlqim që nuk do të lëkundet’.
Ajo sugjeron së pari të përdorni produktin e markës Sheer Blush për të shtuar një shkëlqim të pastër të ngjyrës në mollëza.
Por, entuziastët e bukurisë gjithashtu mund të krijojnë pamjen me produkte të tjera që ata tashmë i posedojnë, për sa kohë që grimi ka një efekt më të ndritshëm dhe jo mat.
Ndërsa trendi është i ri, pamja është e lehtë për t’u arritur dhe kërkon vetëm aplikimin e më shumë shtresave të grimit të ndritshëm për një shkëlqim të forcuar.