Ajo ishte parë pa grim javën e kaluar, ndërsa kishte dalë të vizitonte shoqen e saj të ngushtë Stassi Karanikolaou në Los Angeles.
Por, Kylie Jenner është kthyer përsëri në mënyrat e saj të zakonshme dhe zgjodhi të shëtitë ditën e djeshme (e premte) në Beverly Hills, shkruan Daily Mail.
Miliarderja 22 vjeçare, shfaqi barkun e saj të tonifikuar teksa kishte veshur pantallona dhe një bluzë të bardhë të prerë, që tërhoqi vëmendjen te barku i saj i sheshtë.
Ylli televiziv për aksesorë kishte zgjedhur të mbante një çantë Prada dhe një maskë për të mbrojtur veten nga virusi COVID-19.
Kylie ndau një foto të vetes me të njëjtën veshje të shtunën në mëngjes, duke dërguar dashurinë e saj për 171 milionë ndjekësit e saj.