Ajo është mësuar të tregojë figurën e saj marramendëse në rrjete sociale.
Kylie Jenner i kthehet edhe një herë zakonit të vjetër, të mërkurën mbrëma, ndërsa ‘ngriti’ temperaturat me veshjen që e kishte zgjedhur, shkruan DailyMail.
22 vjeçarja, e cila është bizneswoman e familjes, nga fitimi i milionave me linjën e saj të kozmetikës, dukej fenomenale në kostumin e ngushtë.
Kylie dukej e bujshme derisa shfaqi fizikun e saj e veshur me një korset, i cili ia theksonte format trupore.
Ajo u sigurua që kamera të përqendrohej në figurën e saj të jashtëzakonshme, ndërsa kishte vendosur një make-up të përsosur.
Kylie dhe motra e saj, Kendall, së fundi kanë njoftuar për bashkëpunimin në koleksionin e ri me “Kylie Cosmetics”.
Ky koleksion do të dalë në treg më 26 qershor.