Kur ishte i vogël asnjëherë nuk i kishte shkuar mendja që të merrej me not! Dikur ka qenë futbollist dhe mjaft i mirë, por edhe me not është marrë aktivisht.
Është Astrit Haliti, që sot është sekretar i përgjithshëm i Federatës së Notit të Kosovës.
Disa që nuk pajtohen me politikën e tij të Federatës së Notit, thonë se ai e ka sherrin e madh dhe as dreqi nuk i bie në fije, e disa që pajtohen, thurin elozhe apo bëjnë be në kokën e tij.
Ai si sekretar i përgjithshëm ka disa parime, shpesh herë e kritikon edhe vet notin, që besa edhe veten, duke mos u pajtuar me shumë rezultate.
Është njëri nga sportistët apo trajnerët e notit më kokëfortë. Dallimi është i madh, kur ishte si fëmijë ndryshe dukej, e sot u burrërua dhe ka tjetër pamje. Krejt në fund, disa rival e quajnë, Astritit e ka sherrin e madh. Me një fjalë, kur ishe fëmijë njihet si simpatik i fshati apo që të vjetrit ia ledhatonin flokët. Sot ka post të fortë, sekretar i përgjithshëm.