Bebe Rexha ka uruar myslimanët për muajin e shenjtë të Ramazanit.
Besimtarët myslimanë që nga e premta kanë filluar muajin e Ramazanit.
Me këtë rast, nuk kanë munguar as urimet e këngëtareve shqiptare që po gëzojnë famë ndërkombëtare.
Pas Dua Lipës, është Bebe Rexha ajo e cila uron përmes një postimi, ku shkruan “Urime Ramazanin, paqja qoftë mbi ju”.
Për ndryshe, Bebe Rexha në këtë situatë pandemie po qëndron e izoluar, ndërsa iu ka bashkuar disa nismave për performanca nga shtëpia, qëllimi i tyre është grumbullimi i fondeve për ta luftuar COVID-19.