Kylie Minogue mund të konsiderohet pa frikë një kameleon stili.
Të mërkurën, këngëtarja e muzikës pop riktheu në vëmendje vitet ’80 me një fustan ngjyrë blu elektrike në eventin që festonte rihapjen e Louis Vuitton në Londër.
51-vjeçarja bëri që shumë koka të kthehen ndërsa pozonte për fotografët e pranishëm në after party-n e prganizuar në club-in e famshëm “Annabel”.
Veshja e saj, një bluzë me jakë gjysmë golf, mëngë të gjata e të gjera dhe detaje të qendisura, qëndronte e kombinuar bukur mbi fundin saten të të njëjtës ngjyrë duke i theksuar linjat me një rrip në bel.
Veshja e Kylie Minogue ishte sigurisht nga Louis Vuitton dhe kushton 5650 paundë.