Sardi Shehu, i njohur si Dj Sardi, është më i dashuruar se kurrë dhe këtë e tregon me anë të postimeve në rrjetet sociale.
Ai është në një lidhje dashurie me një vajzë, deri tani misterioze, pasi hezitonte që imazhin e saj ta ndante me publikun.
Por duket se Dj i famshëm, i preferuari i femrave VIP, është dorëzuar dhe ua prezantoi ndjekësve të tij vajzën që i ka rrëmbyer zemrën. Sardi postoi foto duke e përqafuar dhe i zbuloi fytyrën, por jo emrin e saj, ndërkohë që ajo nuk është e njohur në publik, siç ka ndodhur me historitë e tij të mëparshme.
Çifti po shijon pushimet së bashku në jugun e Shqipërisë, momente nga të cilat Sardi veçoi një foto të nxehtë, ku nxori vetëm të pasmet e partneres ndërsa shijonin rrezet e diellit.
Këto foto erdhën pas një poze të tij, ku ra në sy unaza rreth në gisht, që tregon faktin se ai tashmë është fejuar dhe i ka dhënë fund beqarisë. Bashkë me ndryshimin në status, ai bëri edhe ndryshim në pamje, pasi hoqi dorë nga flokët e errëta për t’u bërë biond.
Sa i përket lidhjes, në një intervistë ku u pyet për këtë histori, ai tha se mund t’ia ketë bërë të dashurës propozimin për martesë.
“Kur të vijë momenti, do ta them. Shumë shpejt do ta them. Është serioze lidhja. Jam tip romantik, propozimet edhe mund t’i kem bërë e s’i ka marrë vesh njeri. Kjo është jeta ime private”, tha ai në emisionin “Mes Yjesh” në “RTV Ora”.
Për lidhjen e tij u fol në media që në muajin janar, por gjithmonë duke e mbajtur identitetin e partneres të fshehtë. Sardi Shehu, djali i kompozitorit Flamur Shehu, njihet si Dj klubesh dhe eventesh që nga viti 1996 në zhanret: House kryesisht, Nu Breaks, Break Beat, HipHop, RnB, Trap, Progressive, Funky etj.
Në 2014-ën, Dafina Zeqiri & Ledri Vula publikuan videoklipin “Got Ur Back”, në bashkëpunim me Dj Sardin. Me Dafina Zeqirin ai bëri një tjetër bashkëpunim me këngën “Te Ti”, për t’u pasuar nga bashkëpunimet me Alban Skënderajn e Venera Lumanin.
Ai u shndërrua në një nga Dj-et më të komentuar në media, edhe për shkak të sharmit e pjesëmarrjes në jurinë e të rinjve në festivalin “Kënga Magjike”.