Kush është personi që iu bë atentat mbrëmjen e sotme. Vëllai i Tonin Gjinit, i vrarë një vit më parë dhe ekzekutimi me snajper i Kastriot Recit

0
Gjigandi

Shënjestër e atentatit të mbrëmjes së sotme, 15 shtator, në Tiranë është Preng Gjini, vëllai i Toinin Gjinit, i vrarë më 12 ngusht 2019

Armando ose Tonin Gjini, u ekzekutua në gushtin e 2019 para Katedrales në Rrëshen, ndërsa i kishte shpëtuar një atentati me tritol vetëm 3 muaj më parë.

Vetë, Gjini atehere, më 6 Maj 2019 kishte denoncuar ngjarjen, duke thënë se kishte gjetur një pako me tritol në automjetin e tij, teksa çonte fëmijët në shkollë.

Gjini, është i njohur për drejtësinë si pjesë e grupit të Met Kananit. Ai ishte arrestuar më 12 maj 2018 si pjesë e grupit të baronit të drogës dhe u mbajt pak kohë në paraburgim.

RonaTyra

Dyshimet ishin se ky grup kriminal vepronte në linjat e trafikimit të heroinës, Turqi – Greqi – vendet e BE-së, si dhe Turqi – Maqedoni – Shqipëri – vendet e BE-së.

Një tjetër aktivitet kriminal, i zbuluar nga hetimet ishte trafikimi i kokainës nga vendet e Amerikës Latine përmes vendeve të Ballkanit në Shqipëri dhe vendet e BE-së.

Shpërthimi i sotëm, ku sipas policise, Preng Gjini, ishte objektiv i atentatit të sotëm në Tiranë, duket se është vazhdimi i kalvarit të vrasjeve dhe atentateve mes familjeve Gjini dhe Reci.

I plagosuri sapo kishte dalë nga burgu në Itali dhe ishte arrestuar si i përfshirë në trafik droge.

SAGA E VRASJEVE:

Sajmir Jaku, drejtor i Tensionit të Lartë në OSHE për Veriun, u vra më 9 shtator 2016. Dyshohet se dy persona të armatosur kanë qëlluar për vdekje zyrtarin, ndërsa nga të shtënat me armë edhe një person tjetër mbeti i plagosur. Policia ka thënë se Sajmir Jaku është qëlluar me kallashnikov kur ka qenë duke pirë kafe në një nga lokalet e zonës më të frekuentuar të qytetit të Rrëshenit me një shok.

Pas vrasjes, autorët braktisën automjetin tip “BenzMercedes” në një fshat të Kurbinit ku e kanë djegur dhe më pas u larguan. Ngjarja mbeti e pasqaruar, edhe pse për hetimin e saj u angazhua Policia dhe Prokuroria me gjithë burimet e tyre njerëzore.

Me dhjetëra veprime hetimore u kryen për disa muaj me radhë, por përfundimisht ngjarja ka mbetur pa autorë. I vetmi fakt që dihet është se autorët e atentatit kanë qenë dy persona.

VRASJA NË ITALI

Një tjetër krim që u dyshua se kishte lidhje me këtë serial hakmarrjeje, ishte vrasja e ndodhur më 28 prill 2017 në Itali, ku u ekzekutua shtetasi Gaspër Reçi, i cili u qëllua me katër plumba. Policia dyshonte se vrasja e Gaspër Reçit mund të ishte kryer si hakmarrje për vrasjen e Sajmir Jakut.
Pak më vonë, më 6 shtator të po atij viti, vritet 31-vjeçari Kreshnik Gjini në komunën e Forestit të Belgjikës. Gjini ishte nipi i Sajmir Jakut dhe u dyshua se ishte vrarë në shenjë hakmarrje për ekzekutimin e Gaspër Reçit në Romë. Në lidhje me tri ngjarjet, mësohet se Sektori i Krimeve të Rënda në Policinë e Shtetit ka shkëmbyer informacione e prova me Policinë belge dhe atë italiane.

VRASJA NE BELGJIKE

Policia shqiptare u përfshi në hetimet për vrasjen e 31-vjeçarit Kreshnik Gjini, i cili u ekzekutua më 6 shtator 2017 në Belgjikë. Ka qenë Policia belge ajo që ka kërkuar ndihmën e Policisë shqiptare për hetimin e ngjarjes, e cila dukej se kishte lidhje me një serial vrasjesh e hakmarrjesh të ndodhura edhe në vendin tonë.

VRASJA ME SNAJPER E KASTRIOT RECIT:

Më 7 janar 2019, u ekzekutua me snajper  në qendër të Rrëshenit me një plumb të vetëm në zemër ish-bashkëpronari i televizionit “Media Plus” në Lezhë, Kastriot Reçi, 47 vjeç, nga persona ende të paidentifikuar nga policia.

Reçi u qëllua me snajper nga tarraca e një pallati në momentin kur sapo ka dalë nga lokali në pronësi të tij për të hipur në makinë. 

Policia gjeti në tarracën e pallatit edhe snajperin e përdorur nga autori/ët. Duke ju referuar mënyrës së vrasjes, autorët dyshohet ta kenë ruajtur viktimën prej disa kohesh për ta ekzekutuar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu