Kush është i riu në kërkim për vrasjen e ish-policit, i kërkohet pasuria

0
Gjigandi

Një nga 9 personat në kërkim nga Policia për vrasjen e Santiago Malkos është sërish në telashe. Sikur të mos mjaftonte akuza ndaj tij si bashkëpunëtor në vrasje, tashmë njësia OFL që merret me goditjen e pasurive të vëna përmes aktivitetit kriminal i kërkon të deklarojë pasurinë brenda afatit prej 48 orësh.

Bëhet fjalë për Oltian Loga, pjesë e klanit “Duka” i shpallur në kërkim për vrasjen e ish-policit Santiago Malko. Oltian Loga është në kategorinë policore “në kërkim”, sepse Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me paramendim”, “Armëmbajtja pa leje”, “Vjedhje” dhe “Grupi i strukturuar kriminal”, akuza që janë artikuluar tashmë edhe nga OFL.

Për Logën janë zhvilluar tre operacione për të bërë të mundur arrestimin, por në asnjë rast nuk ka pasur sukses. Dhe kjo për shkak se në dy raste ka pasur dyshime për dekonspirim të aksionit policor, ndërsa në rastin e tretë informacioni i mbërritur përmes një telefonate anonime rezultoi i gabuar.

Gjithsesi, OFL tashmë i ka dërguar shkresën me detyrimin për të plotësiar formularin e pasurisë. Loga bashkë me persona të tjera ka të skeduar disa krime, mes të cilave edhe vjedhje të organizuar si bandë në disa zona të vendit, por kryesisht në Tiranë.

Loga, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu