Firmosja e ‘5 Qershorit’, Rama: Bëmë goxha debat me Murrizin, por jam i kënaqur

0
Gjigandi

Pas marrëveshjes së firmosur mes mazhorancës dhe opozitës parlamentare për “5 Qershorin”, ka folur për mediat kryeministri Edi Rama.

Ai u shpreh i kënaqur me konsensusin e arritur mes palëve.

“I kënaqur se kemi arritur një konsensus të gjerë dhe pse jo total për të votuar më 23 korrik. Por kemi arritur një konsensus të plotë për të jo vetëm votuar më 30 korrik ndryshimet që do hapin listat, që shqiptarët përveç partisë të votojnë dhe deputetin që duan, por dhe për të vazhduar procesin gjithëpërfshirës me opozitën jashtëparlamentare. Duhet të mblidhet Këshilli Politik, dhe të diskutohet konkretisht pasi opozita kërkonte të dinte datën e saktë kur do votohet, pra me 23 korrik, pasnesër, dhe nga ana tjetër duam të bashkëveprojmë edhe për mënyrën si do reflektohet ajo që do imponojë votimi i 30 korrikut, pra ndryshimi kushtetues për listat,” tha Rama.

Kreu i qeverisë gjithashtu tha se ishte besim plotë për arritjen e 84 votave për votimin në parlament  të marrëveshjes.

“Kemi bërë goxha debat me Murrizin që është stoik refuzues pasi nuk e njeh marrëveshjen e 5 qershorit, por kemi shenja pozitive nga të tjerët. Do ishte mirë që dhe Murrizi dhe grupi i tij të bashkohej me një konsensus të plotë , por kam bindjen që do e kalojmë ligjin pavarësisht të gijthave,” tha kreu i qeverisë.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu