Jeta private e VIP-ave ka patur e vazhdon të ketë gjithmonë interes prandaj ata janë edhe shumë të komentuar në media e rrjete sociale. Kur bëhet fjalë për jetën private, nuk komentohet vetëm marrëdhënia e çiftit, por edhe marrëdhënia me vjehrrën, kunatën e njerëzit e afërt.
Disa nga VIP-at shqiptarë na kanë treguar se kanë marrëdhënie shumë të mirë me kunatën dhe “revistawho.com” jua sjell në vazhdim.
Çiljeta, këngëtarja shumë e dashur për publikun e ka vërtetuar që shkon shumë mirë me kunatën e madje janë shoqe. Këngëtarja ka publikuar shpesh foto me Nikin duke e quajtur kunata më e bukur në botë.
Xhensila Myrtezaj dhe Ana Kallaku janë përveçse kunata, edhe mikesha shumë të mira. Kjo shihet nga fotot që postojnë në shoqërinë e njëra-tjetrës e nuk kanë munguar komplimentat për to.
Luana Vjollca ndonëse nuk e ka konfirmuar publikisht lidhjen e saj me Krenarin, ka treguar se me familjen e tij shkon shumë mirë. Motra e Krenarit, Edona pak kohë më parë postoi një foto ku shfaqej në shoqërinë e Luanës dhe dy vajzat dukeshin që kishin raporte të shkëlqyera.
Elita Rudi gjithashtu ka një marrëdhënie shumë të mirë me kunatën e saj, Blerina Bokshin e cila është e dashura e vëllait të Gjikos. Elita dhe Blerina madje i kanë kaluar pushimet së bashku.
Ndonëse me Robertin kishte keqkuptime, me familjen e vëllait tjetër të Patrisit, Tuna shkon shumë mirë. Ajo është parë shpesh në shoqërinë e kunatës, Arditës dhe dy vajzat janë bërë shoqe të ngushta.
Aurela Gaçe dhe Gerta Mahmutaj janë këngëtare, por edhe kunata. Gerta është e dashuruar me vëllain e bashkëshortit të Aurelës. Kjo lidhje i ka bërë dy këngëtarët shumë të afërta dhe kanë një marrëdhënie shumë të mirë me njëra-tjetrën.
Edhe Eni Koçi është mikeshë me kunatën e saj. Këngëtarja vitin e kaluar postoi foto e video nga festa e beqarisë së Norës e cila u martua me vëllain e Gencit. “Kunata ime”-shkruante Eni duke i dhuruar një puthje Norës.