Ku do ta shihni Soni Malajn pas karantinës, këngëtarja zbulon projektin e ri në televizion

0
Gjigandi

Për një pjesë të mirë të këngëtarëve, që janë gjithmonë në udhëtim, në koncerte e projekte njëri pas tjetrit, karantina ka qenë koha më e mirë për të qëndruar sa më shumë me familjarët e për të rifituar kohën e humbur. E tillë ka qenë kjo periudhë edhe për këngëtaren Soni Malaj, e cila, e ka shijuar izolimin me vajzën dhe me partnerin e saj. Prej pothuaj dy muajsh e mbyllur, edhe Sonit, si të gjithëve, i mungojnë koncertet, publiku, palestra dhe e përditshmja.

Në një intervistë për “Prive” këtë fundjavë, Soni ka rrëfyer disa nga aktivitetet që bën në karantinë. Është kthyer në mësuesen e Anës, vajzës së saj, meqenëse shkolla është pezulluar, por, natyrisht edhe është përpjekur që të mbajë trupin në formë me aktivitet fizik në shtëpi.

E pyetur për projektet muzikore, Soni tha se në fund të shkurtit i kishte mbyllur disa prej tyre, por ndoshta kjo nuk është periudha më e mirë për t’i publikuar.

Sapo të mbarojë karantina, këngëtarja do të vijojë punën normalisht me projektet muzikore, por, veç tyre, ka në plan edhe një projekt interesant në televizion: “Përveç projekteve muzikore, kisha diçka shumë interesante, një projekt televiziv, por nuk mund ta them tani, sepse varet edhe se si do shkojë situata, kështu që të shohim kur mund ta sjell për publikun…” – tha Soni.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu