Kriza ekonomike/ Banka e Anglisë parashikon rënien më të madhe që nga viti 1706

0
Gjigandi

Banka e Anglisë mbajti sot të pandryshuar normën e interesit referencë në 0,1 për qind.

Banka gjithashtu shprehu gatishmërinë për të ndërmarrë masa të mëtejshme nëse përkeqësohet kriza ekonomike e shkaktuar nga pandemia e koronavirusit. Komiteti i Politikës Monetare i Bankës së Anglisë (BoE), në të njëjtën kohë, ka votuar me shumicë dërmuese për të ndjekur një program lehtësues sasior prej 200 miliardë funte, duke sjellë blerjen e bonove të tij në një total prej 645 miliardë funte, raporton CNBC.
Banka gjithashtu vlerësoi se sipas skenarit të saj, ekonomia e Mbretërisë së Bashkuar do të bie me 14 për qind gjatë gjithë vitit 2020, për shkak të një rënie ekonomike prej 25 për qind në tremujorin e dytë.Kjo do të ishte rënia më e mprehtë vjetore që nga viti 1706, sipas shifrave historike të Bankës së Anglisë.Duke pasur parasysh lehtësimin e supozuar të masave për distancimin shoqëror, BoE pret që rënia e GDP-së të jetë e përkohshme dhe se do të pasojë një rimëkëmbje të shpejtë.
Sipas parashikimeve të Bankës Qendrore Britanike, rritja e GDP-së duhet të arrijë nivelin para Covid-19 në gjysmën e dytë 2021, pas së cilës do të përshpejtojë vitin e ardhshëm në 3 për qind.
BoE gjithashtu vlerëson se shkalla e papunësisë do të ngrihet në 8 për qind këtë vit, ndërsa vitin e ardhshëm do të ketë rënie 7 për qind dhe një rënie 4 për qind në vitin 2022.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu