Kourtney Kardashian është duke shfrytëzuar kohën e saj që të flasë rreth edukimit të fëmijëve gjatë fushatës ‘Black Lives Matter’.
41-vjeçarja përmes rrjetit social Instagram ka shpërndarë një postim teksa ka diskutuar rreth përgjegjësive për të edukuar fëmijët rreth çështjeve të racizmit.
“Si një nënë, janë disa instinkte natyrale për t’i mbrojtur fëmijët e mi nga diçka që mund të jetë e pasigurt. Dhimbja dhe vuajtjet nga racizmi nuk janë diçka e të kaluarës, ndërsa unë marr përgjegjësinë të flas me fëmijët e mi sinqerisht edhe atë shumë shpesh, edhe pse e vërteta ndonjëherë është e papërshtatshme”, kishte shkruar Kourtney.
Pjesëtarja e klanit Kardashian/Jenner është nënë e tre fëmijëve, Mason, Penelope dhe Reign, nga lidhja me ish-partnerin Scott Disick.
Po ashtu, ajo ka ftuar të gjithë ndjekësit e saj që të vizitojnë faqen poosh.com për të parë artikullin e saj “Si i edukoj fëmijët e mi”.