Rivaldo flet për merkaton e Barcelonës: Dembele mund të ndihmojë në transferimin e Neymar

0
Gjigandi

Rivaldo ka dhënë disa komente lidhur me merkaton e verës që po e pret Barcelonën.

Ikona braziliane e futbollit, Rivaldo, i cili dikur mbronte ngjyrat e Barcelonës, ka treguar se çfarë pret nga merkatoja dhe cilat janë mundësitë e katalanëve.

Lojtari që tërheq vëmendjen e Rivaldo sigurisht se është Nemyar. Për transferimin e tij, ai sheh vetëm një mundësi.

“Ka zëra që thjonë se PSG mund të ketë interesim për Ousmane Dembele, dhe edhe pse mendoj se Dembele është i shkëlqyer, unë besoj se do të ishte mundësi e mirë për Barcën që të transferojë Neymar”, ka thënë Rivaldo.

“Sigurisht, Barca duhet të paguajnë disa para shtesë për të përfunduar marrëveshjen, por unë mendoj se kjo mund të jetë përfituese për skuadrën”, shtoi braziliani.

RonaTyra

Mbetet të shihet nëse Barca do të tentojë për Neymar, ose i gjithë fokusi do të jetë për Lautaro Martinez.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu