Është konfirmuar data për American Music Awards.
ABC dhe Dick Clark Productions kanë njoftuar se megjithatë do të mbahet edicioni i sivjetmë i American Music Awards (AMA).
Siç transmeton Variety, në njoftimin e tyre është bërë e ditur se ceremonia e ndarjes së çmimeve muzikore do të fillojë më 22 nëntor 2020.
Edhe pse është konfirmuar data e mbajtjes së evenimentit, akoma nuk është sqaruar formati i edicionit të sivjetmë të AMA, si edhe nëse do të ketë apo jo publik.
Njëherësh është konfirmuar edhe data e publikimit të listës së nominimeve që do të ndodhë në muajin tetor të këtij viti.
Në vitin e kaluar të American Music Awards triumfoi Taylor Swift me gjashtë çmime (29 në total gjatë karrierës) duke tejkaluar edhe rekordin e Michael Jackson (i cili kishte fituar 24 çmime gjatë karrierës).