Klubi që ka luajtur disa herë në Kosovë, në lidhje të forta me kriminelin e luftës kapiten Draganin! Në krah të tij Dragan Xhajiçi

0
Gjigandi

Që nga viti 2018, në kohën e të ndjerit Fadil Vokrri, kryetar i FFK-së atëkohë dhe në kohën e Agim Ademi, kryetar i FFK-së, klubi i futbollit Cërvena Zvezda e Beogradit, nuk ka mundur të futet më në Kosovë. Së fundi u ndal në vitin e kaluar dhe nuk u lejua që të futet në Kosovës për të zhvilluar ndeshjen e Kupës së Serbisë, Trepça fanome dhe Cërvena Zvezda.  

Se Cërvena Zvezda dhe krerët e saj kanë lidhje të forta me kriminelët e luftës e dëshmon edhe foto e fundit, ku shihet drejtori i përgjithshëm Zvezdan Terziq dhe presidenderit të Zveztës, dhelpra dinake Dragan Xhajiçi, duke ia dhuruar fanellën e klubit kapitenit Dragan, kriminelit të luftës në Bosnjë e Hercegovinë.  

Klubi më i urryer në Ballkan, është thënë disa herë se është krah i fortë i kriminelëve dhe kjo u dëshmua edhe së fundi. Dragan Vasiljkoviq, është edhe në muralen e stadiumit të Zvezdës.

“Kështu, në vend të mbiemrit, Vasiljkoviq ishte shkruar “Kapiteni Dragan” me numrin 1 në shpinë”, shkruan një mediumet serbe.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu