Nga sharjet në shqip te batutat e Mourinhos, rrëfehet Marash Kumbulla

0
Nga sharjet në shqip te batutat e Mourinhos, rrëfehet Marash Kumbulla
Gjigandi

Dazn ka zhvilluar një bisedë “shkrythëse” me Marash Kumbullën, mbrojtësin shqiptar të Romës, pjesë e rëndësishme e kombëtares kuqezi: “Nga një arenë në tjetrën. Nga Verona në Romë. Marash Kumbulla është një nga fytyrat më intriguese të të gjithë Serie A. Klubi verdhekuq është i sigurt për të, sepse pas një periudhe ambientimi tani gëzon edhe cilësitë e tij. Cilësi shumë të qarta futbollistike.

Si te shumë të tjerë, mendimi i tij është unik: pas finishit të kampionatit do të jetë sy e veshë nga Liga e Konferencës. E cila do të luhet në shtëpinë e tij. Vetëkuptohet, ëndrra është ta ngrejë trofeun e parë europian të karrierës në shtëpinë e tij, në Tiranë.

Tashmë Marash është pak italian, edhe pse Shqipërinë e ka natyrshëm në zemër: “Edhe në shtëpi flasim gjuhë të përzier, pak nga të dyja. Por për nga karakteri jam si italianët, nuk është se marr flakë kaq shumë. A e përdor akoma shqipen? Natyrisht, ende e përdor, sidomos kur shfryj gjatë lojës”.

Ai është një lojtar i ri, ndër më premtuesit: “Ndjenja është se talenti është i përhapur te Roma, shoh Abrahamin, shoh Nico Zanolo. Tammy po mësohet mirë me Zaniolo, ka kimi mes meje dhe Mancinit”.

Marrëdhëniet me bashkëlojtarët: “Jemi shumë të bashkuar. Ne mbulojmë njëri-tjetrin dhe në përgjithësi. Mancini flet shumë, na duhet një figurë e tillë”. Me Mourinhon: “Marrëdhëniet janë të mira, bën shumë batuta dhe përcjell personalitetin e tij. Kur gjërat shkojnë keq, ai jua thotë troç atë që mendon. Marrëdhënia me të gjithë është e drejtpërdrejtë”.

RonaTyra

Duke u ndalur të batutat e trajnerit portugez: “Nëse ndodh diçka në ndeshje, Mourinho merr video nga kamerat dhe tallet me humbësit. Të masakron në analizën e ndeshjes, nëse ke gabuar”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu