Katër raste të reja me koronavirus në Premierligë

0
Gjigandi

Premierliga ka njoftuar se janë paraqitur edhe katër raste të reja me koronavirus gjatë testeve që i kanë bërë me 25 dhe 26 maj.

Shtëpia e futbollit anglez ka njoftuar se nga 1008 mostra të marra, katër kanë rezultuar pozitiv.

“Premier League sot mund të konfirmojë se të hënën 25 maj dhe të martë 26 maj, 1008 lojtarë dhe stafi i klubit u testuan për COVID-19. Nga këto, katër kanë testuar pozitivisht nga tre klube. Lojtarët ose stafi i klubit që kanë testuar pozitiv, tani do të izolohen për një periudhë prej shtatë ditësh”, thuhet në njoftimin e klubit.

Këto raste mund të shkaktojnë vonesa në rifillimin e sezonit të Premierligës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu