Topi i ‘çan ballin’ gazetares me 153 km/orë, përfundon me qepje në spital

0
14
Gjigandi

Gazetarja e MLB, Kelsey Wingert thotë se është duke u rikuperuar, pasi u godit në kokë nga një top bejsbolli gjatë ndeshjes së nëntë të “Colorado Rockies”, kundër San Francisco Giants.

“Mora një top (me shpejtësi 153 km/orë) në kokën time”, – tha Wingert në një postim në Twitter, së bashku me një foto që tregonte një rresht qepjesh në ballin e saj.

Wingert, e cila mbulon “Rockies” për “AT&T Sportsnet”, ishte goxha larg si distancë, në fakt. Austin Slater goditi një top kundër Daniel Bard, por ai përfundoi me forcë në ballin e gazetares.

Ajo tha se kaloi pesë orë në një spital, ku testet nuk zbuluan fraktura apo gjakderdhje të brendshme: “Kam qepje të brendshme dhe të jashtme te plaga”. Wingert dhe “Rockies” gjithashtu ripërsëritën një deklaratë të “AT&T SportsNet” në lidhje me incidentin:

Reporter @KelsWingert was hit by a foul ball during Monday’s Rockies game. Kelsey immediately received medical attention and we’re happy to share that she’s doing well under the circumstances. We’re wishing Kelsey a speedy recovery and we’ll see her soon on the @Rockies broadcast

– AT&T SportsNet™ | RM (@ATTSportsNetRM) May 17, 2022

“Raporterja jonë @KelsWingert u godit nga një top bejsbolli gjatë ndeshjes së ‘Rockies’ të hënën. Kelsey mori menjëherë kujdesin mjekësor dhe ne jemi të lumtur të ndajmë lajmin se ajo po shkon mirë me rrethanat. I urojmë Kelsey shërim të shpejtë dhe ta shohim së shpejti në transmetimin e @Rockies”.

Duket se ajo ka fatin e keq në pasqyrimin e këtij sporti, sepse Wingert u godit nga një top edhe më 2018, kur po mbulonte Atlanta Braves për “Fox Sports South”. Atëherë pësoi një thyerje të gropëzës së syrit të djathtë, teksa u godit nga një top i Odubel Herrera, besjsbollist i Philadelphia Phillies.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu