Zemra fiton gjithmonë; Pogba vendos të rikthehet te Juventusi

0
Zemra fiton gjithmonë; Pogba vendos të rikthehet te Juventusi
Gjigandi

Pasi ka zgjidhur dyshimet e fundit, mesfushori ka vendosur: një kontratë trevjeçare është gati, një kontratë 7.5 milionë në vit plus bonuse (deri në 10), për të depozituar detajet e fundit.

Zemra fiton gjithmonë. Herën e fundit që Paul Pogba zbarkoi në Torino ishte vjeshtë, po luhej Liga e Kombeve. Pas një paraqitjeje luksoze me fanellën blu, në gjysmëfinale me Belgjikën, ai dërgoi një tjetër mesazh dashurie për tifozët e Juventusit:

“Unë flas gjithmonë me ish-shokët e skuadrës, por tani jam në Manchester. Kam ende një vit në kontratën time, pastaj do të shohim. Në Torino, megjithatë, ndihem mjaft mirë”.

Tashmë, pasi ka zgjidhur dyshimet e fundit, mesfushori transalpin ka vendosur, Sipas “gazzetta dello Sport”, kampioni i botës më 2018 ka rënë dakord me bardhezinjtë e Serie A për një kontratë 3-vjeçare. Marrëveshja  është gati, 7.5 milionë euro në vit, plus bonuse (deri në 10 milionë). Po depozitohen detajet e fundit dhe është gati për firmë.

Sipas të gjitha gjasave, mesfushori francez do të kthehet në Torino, aty ku ka pasur performancën më të mirë të karrierës. Si fillim mbërriti “adoleshent” aty, falas, më 2012, dhe u largua verën e vitit 2016 për shifrën e çmendur 105 milionë euro.

RonaTyra

Sikurse duket, dashuria e tij për “Zonjën e Vjetër” është e madhe, sa po i bashkohet dy herë falas asaj. Një “asist” që vështirë të mendohej nga cilido klub për një lojtar të këtij kalibri.

Kujtojmë se kontrata e Pogba me klubin nga “Old Trafford” do të skadojë më 30 qershor. Interesim për të kishte edhe nga PSG, Real Madrid dhe Manchester City.

Duket se Pogba ka dëgjuar zemrën për t’u rikthyer në klubin ku ndihej më i lumtur dhe pati paraqitjet e tij më të mira. Mësohet se trajneri Allegri dhe projekti i klubit torinez kanë qenë vendimtarë në zgjedhjen e francezit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu