Në të kaluarën, Kiara Tito është spekuluar për një lidhje me Butrint Imerin, mirëpo së fundmi ka pasur thashetheme se ata nuk janë më bashkë.
Edhe pse një romancë e tillë nuk është konfirmuar asnjëherë, bukuroshja së fundmi ka thënë se është vetëm dhe nuk është në një lidhje.
Sidoqoftë, gjatë pjesëmarrjes në emisionin “Shiko Kush Luan”, Kiara nuk ka mundur të mos ngacmohej për këtë pjesë, ashtu që pyetja drejtuar saj ishte në këtë frymë, megjithëse pa përmendur emra.
“Thashethemet thonë se historinë mes një këngëtari dhe një moderatoreje mund ta prishë nëna e tij. A është e vërtetë kjo?” – ishte pyetja drejtuar bukuroshes.
Ndërkaq, ajo u përgjigj se nuk ishte e vërtetë dhe se nëna nuk mund të kishte një ndikim të tillë, megjithëse nuk dha detaje të tjera. Më pas, ajo ka mohuar të ketë bërë ndërhyrje estetike në buzë, apo në ndonjë pjesë tjetër të trupit.
“Nuk e kam pranuar (se i kam bërë buzët)… Për momentin nuk kam bërë ndonjë ndërhyrje. Kur ta bëj do ta pranoj me shumë qejf”, ka deklaruar ajo