Këshillohet të mbahet në këto ambiente, por cilat janë “sekretet” e maskës për të na mbrojtur nga koronavirusi

0
Gjigandi

Çdo ditë e më shumë, ekspertët shëndetësorë dhe zyrtarët nga Ministria e Shëndetësisë, po apelojnë për përdorimin e maskës nga qytetarët në ambientet e mbyllura. Gjithashtu maska duhet të përdoret edhe në ato kushte kur nuk është e mundur distanca fizike më shumë se 1.5 metër.

Madje edhe mjeku Pëllumb Pipero tha një ditë më parë se ka ardhur koha që mbajtja e maskës në ambiente të mbyllura të bëhet e detyrueshme me ligj.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet çdo ditë me një thirrje qytetarëve: “tregoni kujdes me respektimin e rregullave. Përdoreni maskën kudo në ambientet e mbyllura, kur hyni në supermarket, në dyqane, në zyrë dhe në çdo ambient publik ku nuk mund të ruani distancën”.

Por përdorimi i saj ka disa hapa që duhen zbatuar.

RonaTyra

Instituti i Shëndetit Publik ka publikuar udhëzimet se si duhet vendosur, përdorur, hequr dhe hedhur një maskë.

1- Para se të vendosni maskën, lani duart me sapun dhe ujë, ose pastrojini me desinfektant.

2- Mbuloni hundën dhe gojën dhe sigurohuni që të mos ketë hapësirë midis fytyrës dhe maskës.

3– Shmangni prekjen e maskës gjatë përdorimi; nëse ndodh lani duart me sapun dhe ujë, ose pastrojini me dezinfektant.

4- Kapeni maskën nga lidhëset për ta hequr; hidheni menjëherë në një kosh të mbyllur; lani duart.

5- Zëvendësojeni maskën me një të re sapo të jetë ndotur dhe mos ripërdorni maskat njëpërdorimshe.

Image

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu