Kërkohet nga qytetarët në Podujevë të bartin maska dhe të ruajnë distancën sociale

0
Gjigandi

Shtabi Emergjent i Komunës së Podujevës për veprime dhe masa parandaluese e mbrojtëse nga COVID-19, në takimin e mbajtur sot ka shqyrtuar gjendjen aktuale me pandeminë dhe respektimin e vendimeve të fundit të Qeverisë për aplikimin e masave mbrojtëse dhe kufizimin e orarit të punës në sektorin e gastronomisë.

Në takimin e sotëm të Shtabit Emergjent, ku ishte prezent edhe Avni Islami – këshilltar i Ministrit të Punëve të Brendshme, nënkryetari i Komunës, Nexhmi Rudari, informoi anëtarët e shtabit lidhur me gjendjen aktuale epidemiologjike në komunë.

Nënkryetari Rudari tha se që nga shfaqja e këtij virusi në Komunën e Podujevës janë evidentuar 127 raste të personave të prekur me COVID-19, prej tyre 54 persona janë shëruar, kurse 65 raste janë aktive dhe fatkeqësisht tetë persona kanë ndërruar jetë, e që ishin të prekur me këtë virus.

Nënkryetari Rudari tha se pas vendimit të fundit të Qeverisë, për masa shtesë ndaj COVID-19 vërehet se qytetarët po aplikojnë bartjen e maskës si masë mbrojtëse. Gjithashtu edhe në sektorin e gastonomisë është duke u respektuar vendimi për kufizimin e orarit të punës dhe masat e tjera mbrojtëse.

Gjatë takimit u tha se të gjitha rastet aktive me COVID-19 janë në vetizolim, bashkë me familjet e tyre dhe ato janë nën mbikëqyrjen e ekipit mjekësor dhe emergjent komunal.

RonaTyra

Në takimin e sotëm, Shtabi Emergjent sërish ka apeluar që konform vendimit të Qeverisë shmangen grumbullimet e qytetarëve, të mos organizohen në ahengje të ndryshme familjare, kurse ceremonitë mortore të bëhen vetëm nga rrethi i ngushtë familjar dhe të mos organizohen pritje për ngushëllime-të pame.

Gjithashtu u apelua te krerët e Këshillit të Bashkësisë Islame që të zbatohet vendimi për pezullimin e aktiviteteve fetare në xhami dhe institucione të tjera, kurse falja e namazit në xhami të bëhet konform rekomandimeve të Bashkësisë Islame të Kosovës.

Shtabi apelon te të gjithë qytetarët që, me qëllim të parandalimit të përhapjes së virusit, të bartin maskat mbrojtëse dhe të mbajnë distancën sociale.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu