Gjyqi i Depp/ Amber Heard përshkruan momentin kur Depp e kërcënoi se “do ta vriste, do të kryente marrëdhënie me kufomën e saj”

0
Gjigandi

Amber Heard tha sot në gjyqin kundër ish-bashkëshortit, yllit të Hollywood Johnny Depp, se kishte frikë për jetën e saj kur sipas saj, ai e kishte kapur me duar në fyt dhe i tha: “Do të të vras dhe do të bëj seks me kufomën tënde”.

Deklarata prej 39 faqesh e Heard u publikua sot ku mes të tjerash thuhej se Depp e kishte kërcënuar shumë herë se do ta vriste dhe për këtë fajësonte një person të tretë që ai e kishte krijuar vetë dhe quante “Monstra”.
Ajo pretendonte më tej se super-aktori i kishte thënë se mënyra e vetme për të shpëtuar nga martesa ishte që ajo të vdiste, dhe se e kishte goditur me grushte, me kokë e me shkelma, madje e kishte qëlluar dhe me celular nga distanca.
Amber shton se Depp e kërcënonte vazhdimisht se do të vinte njerëz të tjerë që ta përdhunonin.
“Kur të ulemi (nga avioni) do të thërres disa vëllezër të mi zezakë që ta bëjnë me ty, meqënëse je kaq e dëshpëruar”, dëshmon ajo t’i ketë thënë Depp, ndërsa në një rast tjetër pretendon se i ka thënë: “Do të ta pres fytyrën që askush të mos të të njohë më”.
Depp supozohet se kishte shtuar se “njoh shumë njerëz që mund të të thyejnë këmbën për pak para”.
Ndërkohë Depp e akuzon ish-gruan për tradhti të shumta sic thotë ai “film pas filmi”, me aktorë si Eddie Redmayne, James Franco, Jim Sturgess, Kevin Costner, Liam Hemsëorth, Billy-Bob Thornton, Channing Tatum – e madje edhe femra si Kelli Garner.
Ai thotë se aktorja ka pasur edhe një lidhje Leonardo DiCaprion pas një audicioni për rolin.
Akuzat e jashtëzakonshme vijnë në nisje të dëshmisë së saj tre-ditore ku akuzon se ish-burri Johnny Depp e ka rrahur dhe ka abuzuar me të teksa ishte i pirë ose i droguar, duke përfshirë dhe një rast në Australi ku ajo thotë se e ka mbajtur “tre ditë peng”.
Mes akuzave kryesore te aktores 34 vjeçare për ish-burrin 57 vjeçar ishin gjithashtu:
• Depp i tha se rrugëzgjidhja e vetme për martesën ishte vdekja, para divorcit në 2016;
• Ajo pretendon se Depp i vuri gjurin në kurriz dhe prapa koke gjatë një sherri në Tokio për marreveshjen noteriale martesore
• Nëse Heard tentonte ta joshte duke veshur gjëra ‘seksi’ ‘sexy’ i shoqi e quante “kurvë, rrugace, gërrmuese parash nga burrat”.
• Depp kishte mbajtur qenin e tyre Boo jashtë dritares nga makina në lëvizje
• Depp akuzon se ajo ka pasur marrëdhënie me aktorë si Leonardo DiCaprio të cilin e quajti në gjyq ‘kokë-kungull’.
Elon Depp akuzon Heard se ka pasur marrdhënie jashtë martesore me milionerin Elon Musk dhe se po fabrikon akuzat e dhunës shtëpiake për bërë shantazh ndaj tij.

Burimi: top-channel.tv

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu