Billie Eilish kohë më parë ishte një fanse shumë e madhe e Justin Bieber. Para se të bëhej fituese e Grammy dhe të merrte famë ndërkombëtare, ajo ishte e “dashuruar” në Justin Bieber.
Këtë sekret e zbuloi nëna e saj, Maggie Baird, shkruan “Daily Mail”.
Nëna e këngëtarës tregoi se Billie ishte e fiksuar pas këngës “As long as you love me”.
Gjithashtu, prindërit e saj menduan që ta dërgonin edhe në terapi, transmeton “Bota Sot”.
“Billie vetëm fliste për të dhe ishte shumë e emocionuar që do dilte kënga. Vetëm qante e qante. Ne menduam që ta dërgonim në terapi”, tha Baird.
Tutje, këngëtarja ka treguar se ka pas probleme me shëndetin mendor dhe se kishte një periudhë të jetës që vetëm qante.