Këngëtarja e famshme humb djalin 21 vjeçar nga mbidoza!

0
Gjigandi

Melissa Etheridge, këngëtarja e njohur amerikane po kalin periudhën më të trishtë të jetës së saj, pasi i biri 21 vjeçar fatkeqësisht humbi jetën si pasojë e mbidozës nga qetësuesit e dhimbjeve Opioid.

Becket Chyper ndonëse vetëm 21 vjeç prej kohësh kishte krijuar varësi nga ky lloj droge që në të shumtën e rasteve përdoret me recetë si qetësues dhimbjesh.

Fatkeqësisht ata qê e marin këtë lloj ilaçi shpesh krijojnë varêsi, pasi përveç efektit si qetêsues dhimbjesh, Opioid jep efektin e relaksit, lumturisë dhe largimit nga realiteti, çka bën që shumë përdorues të kthehen në vartës.

Artisja amerikane ka ndarë me publikun lajmin e trishtë të ndarjes nga jeta të të birit, nëpërmjet një statusi ku shkruan:

“Sot, unë i bashkohem mijëra familjeve që kanë humbur njerëzit e dashur nga varësia e opioid. Djali im, që ishte vetëm 21 vjeç, vuante prej kohësh nga një varësi e tillë dhe sot iu nënshtrua përfundimisht. Zemra ime është e thyer! Ne bëmë çfarë ishte në dorën tonë për ta shpëtuar, por të paktën tani e dimë që nuk ka më dhimbje!”

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu