Kënga e re e Encës po pëlqehet shumë nga fansat.
Enca Haxhia dje publikoi këngën e re me titull “Ku mete”, të cilës ia shoqëroi edhe videoklipin.
Për këtë projekt, artistja ka marrë komente pozitive edhe nga kolegët, të cilët e shpërndanë këngë në rrjete sociale.
Përmes një postimi, artistja bëri të ditur se “Ku mete” është renditur e shtata në Gjermani.
“Wow njerëz, imagjinoni sikur ne të mund të jemi #1 në Gjermani”, ka shkruar Enca sipër atij postimi.