Kendall Jenner flet për krizat e panikut

0
Gjigandi

Në një intervistë së fundmi për “Good Morning America”, si rrallëherë, Kendall ka folur për problemet që ka patur me ankthin. Modelja tregoi që ka vuajtur qysh e vogël dhe gati sa nuk po çmendej.

“Isha shumë shumë e vogël dhe më kujtohet se nuk arrija të merrja frymë dhe kam vrapuar tek mamaja ime duke i thënë se nuk mbushesha me frymë”, ka pohuar Kendall.
Ajo ka treguar se e ëma e saj Kris Jenner i ka qëndruar shumë pranë dhe kanë shkuar në shumë doktorë për të kuptuar vërtet se çfarë po ndodhte me të. Pas shumë konsultash konkluzioni doli se gjithçka ishte psikologjike.
Kendall ka treguar se krizat e saj të panikut i janë rikthyer sërish dhe kujtoi momentin e Met Gala 2019. Pak para se të futej në eventin madhështor ajo i tha Kylie se i dukej se po kalonte një krizë paniku, por e motra e ka qetësuar.

“Para 3-4 vitesh gjithçka m’u rikthye dhe mund të isha çmendur nga ato kriza, por mora në kohë informacionin e duhur”, ka shtuar Kendall.
Modelja ka treguar se përjetonte shumë ankth edhe gjatë sfilatave të modës dhe për shkak të krizave ajo është detyruar që të heq dorë nga disa prej tyre.
“Kam qenë vërtet nervoze gjatë shfaqjeve të modës, sepse e dija që aty ishin njerëzit që unë i njihja. Tani e kam kaluar dhe ndihem më mirë, por u desh pak kohë për të arritur në këtë pikë”, është shprehur Kendall Jenner.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu