Kavajë, të rinjtë nga Durrësi vjedhin dyqanin, zbulohen edhe dy grabitje të tjera – Lajmi i Fundit

0
Gjigandi

Tre persona nga Durrësi tentuan të vidhnin një sasi lekësh në një dyqan ushqimor në Kavajë, por u arrestuan në kohë nga policia.
Arrestimet shërbyen për të zbardhur edhe dy vjedhje të tjera, të kryera nga po këta shtetas.

Policia tha se shtetasit me iniciale , A. B., 18 vjeç, A. A., 17 vjeç dhe E. Xh., 15 vjeç, pasi kanë hapur forcërisht me anë të thyerjes derën e dyqanit ushqimor të shtetasit B. T., kanë hyrë brenda dhe kanë vjedhur një sasi lekësh. Me marrjen e njoftimit, policia ka mbërritur në adresën e dhënë, ku kanë kapur dhe arrestuar në ikje e sipër tre autorët, të cilët pasi kishin kryer vjedhjen po tentonin të largoheshin nga vendi i ngjarjes.
Agresorëve u jane sekuestruar në cilësinë e provës materiale shuma e lekëve të vjedhura në dyqanin ushqimor të shtetasit B. T., një pistoletë zhurmuese dhe sendet e përdorura nga autorët për vjedhjen me thyerje të dyqanit.
Gjithashtu dyshohet se këta shtetas janë autorë edhe të vjedhjes së dy banesave ndodhur gjatë muajit shtator në Kavajë.
Materialet iu referuan për veprime të mëtejshme Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë për veprën penale “Vjedhja, e kryer në bashkëpunim”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu