Kavaje, arrestohet polici i plagosur dhe vëllai i tij, Policia: Viktima qelloi prej xhelozise, efektivi u mbrojt – Lajmi i Fundit

0
Gjigandi

Policia e Shtetit njoftoi se krimi në Kavajë në lagjen nr.2, që ka ndodhur në shtëpinë e Marsida Qatjes, ka ndodhur pasi viktima nga xhelozi ka dashur të qëllojë efektivin Bledar Toçi. Ai është detyruar të vetëmbrohet.   Megjithatë, Policia ka arrestuar dy persona: Policin Bledar Toçi – Shef i Sigurisë së Brendshme në Burgun e Durrësit, që mbeti i plagosur nga përplasja me armë me viktimën Dritan Haxholli gjatë ngjarjes, por ka arrestuar edhe vëllanë e Toçit, 27 vjeç. Këtë të dytin, pasi gjatë kontrollit të banesës pas krimit, iu gjetën 7 doza kokainë.   Policia tha:   Në vijim të veprimeve të kryera nga grupi hetimor në lidhje me zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes së ndodhur në lagjen nr. 2, në Kavajë, ku pas një konflikti në banesën e shtetases M. Q., mbeti i vrarë me armë zjarri shtetasi D. H. dhe i plagosur shtetasi B. T., nga Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:   U arrestua B. T., 31 vjeç, banues në lagjen nr. 2, në Kavajë, me detyrë Shef i Sigurisë së Brendshme pranë burgut të Durrësit. Shtetasi B.T., pasi është konfliktuar me shtetasin D. H., ky i fundit për motive xhelozie ka qëlluar me armë duke e plagosur shtetasin B. T.   Në kushtet e vetëmbrojtjes, shtetasi B. T. ka qëlluar për vdekje me armë zjarri tip pistolete shtetasin D. H.( i dënuar më parë për krime kundër personit dhe për lëndë narkotike). Arrestimi i shtetasit B.T., për veprën penale “Vrasja me dashje”.   U arrestua edhe B. T., 27 vjeç, lindur e banues në lagjen nr. 2, në Kavajë ( vëllai i shtetasit B.T.), pasi gjatë kontrollit të banesës së shtetasit B. T. në lagjen nr. 2, në Kavajë iu gjetën dhe u sekuestruan me cilesinë e provës materiale një sasi e dyshuar lendë kokaine e ndarë në 7 doza që i përkisnin 27-vjeçarit. Arrestimi i tij për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.   Materialet procedurale do të dërgohen në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë, për veprime të mëtejshme.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu