Super ylli tha se do të lansoj albumin edhe nëse vazhdon të jetë e mbyllur në karantinë.
Katy Perry ka konfirmuar në një lidhje direkte në Facebook se albumi i saj i pestë i shumë pritur do të dalë këtë vit, shkruan NME.
Perry tha se ajo nuk do të heqë dorë nga publikimi i albumit edhe nëse pandemia vazhdon, në këtë vit do ketë album të ri i cili është i pari prej vitit 2017 ‘Witness’.
“Patjetër që duhet të qëndrojmë kreativ”, tha ajo.
“Në Kaliforni, ju e dini, do të ketë shumë rregulla dhe mënyra për të bërë gjëra, ne nuk do të kthehemi në normalitet. Unë do të publikoj albumin këtë vit, në karantinë ose jo, sepse nuk do të lejojmë asnjë koronavirus të na ndalojë vallëzimin, edhe nëse do kërcejmë në shtëpitë tona”, tha ajo.
Perry, gjithashtu ka bërë të ditur se kënga e parë e këtij incizimi, “Daisies”, do të lansohet të premten më 15 maj.