Rakipi: Veliaj qesharak, bën sikur mbron rrobat e aktorëve dhe prish Teatrin

0
Gjigandi

Gazetari Ylli Rakipi, ka qenë i ftuar në emisionin “Në fokus” në “Tv T”, ku ka folur për planet e Ramës dhe Veliajt, për të shembur godinën e Teatrit Kombëtar.

Rakipi tha se Rama ia ka kaluar stafetën Veliajt, për ta përdorur si një rrufepritëse dhe se Veliaj është shumë i kënaqur me këtë rol dhe çdo rol që i cakton kryeministri, deri edhe në poshtërim. Ai u shpreh se Veliaj nuk ka një mandat për të marrë një vendim kaq madhor sa shembja e Teatrit, për shkak se në 30 Qershor nuk kishte zgjedhje, por votime.

“Rama po e përdor Veliajn si një rrufepritës, i cili e ka për nder kur Rama ia ngarkon gjërat, deri në poshtërim, që e ka detyruar ndonjëherë të lyejë edhe shkallët. Erion Veliaj nuk ka mandat për të marrë vendime kaq madhore që prekin trashëgiminë kulturore, për shkak të votimeve moniste, nuk pati zgjedhje. Nuk ka mundësi të kryejë këtë veprim, se votat që ka marrë, nuk vijnë nga zgjedhje, por nga votime. Nuk është kryetar i zgjedhur, por është i votuar si në kohët e komunizmit. Nuk është i zgjedhur, të merren vendime kaq të rëndësishme si shembja e Teatrit Kombëtar, godinë e marrë në mbrojtje nga Europa Nostra“, u shpreh Rakipi.

Gazetari nënvizon se Veliaj ka prodhuar argumenta nga më qesharaket, për të justifikuar shembjen e Teatrit dhe se minimalisht për këtë çështje duhet të ketë një referendum.

“Veliaj lëshohet tani me ulërima, që sa vjen dhe janë qesharake. Thotë të nxirren kostumet e aktorëve nga ndërtesa, sepse po kalben dhe ndërkohë ai do të prishë Teatrin. Hajde të mbrojmë rrobat e tyre thotë dhe po prish kultin e tyre. Tani thotë që është një problem lokal, jo ndërkombëtar, atëherë përse nuk bën referendum? Bëj referendum dhe rrëzoje, kur je i qartë që po rrëzon një kalbësirë, bëj referendum. Përse ke frikë të bësh një referendum?“, tha Rakipi.

RonaTyra

Lidhur me faktin se Veliaj sulmon opozitën, duke përmendur Astirin, Rakipi tha se është një taktikë e Veliajt për të hedhur dyshime mbi opozitën.

“Veliaj përmend Unazën, sepse Basha e shpalli atë si një fortesë të lirisë që nuk do të shembej kurrë, derisa një mëngjes u largua dhe shtëpitë u prishën. Veliaj kërkon të gjejë dhe përdorë momente të tilla, që vënë në dyshime serioze edhe sjelljen e opozitës“, u shpreh Rakipi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu