Katër arsye pse ai nuk po të shkruan pas takimit të parë

0
Gjigandi

Na ka ndodhur të gjithave të jemi në këtë situatë: dalim me dikë në takim, na ngjit kaq shumë ama kur vjen puna ai nuk shkruan pas takimit. Nisim e vrasim mendjen çfarë ndodhi, çfarë bëre gabim e gjëra të tjera si këto, por merrni frymë thellë dhe kthjellohuni

Arsyet janë nga më të ndryshmet, ne do të të listojmë 4 të tilla më poshtë, por para kësaj na lejo të themi se nuk është fundi i botës. Në fund të fundit është vetëm dikush me të cilin ke dalë një herë.

1. Nuk i ke pëlqyer

S’është e thënë që gjithë njerëzit e kësaj bote duhet të të pëlqejnë medoemos. Pranoje këtë fakt me lehtësinë më të madhe, siç vërtet duhet të ndodhë. Ti je e bukur dhe interesante në mënyrën tënde, por mbase ai po kërkon diçka tjetër. Lëre të shkojë, dikush tjetër do të vijë dhe do të lërë kokën për ty.

Edhe një gjë: nuk ke pse të ndihesh keq me veten, apo të mendosh se me ty ka një gjë që s’shkon.

RonaTyra

2. Donte thjesht seks

Qëllimet e tij ishin të kalonte një natë pasionante dhe kaq. Nuk është tipi i lidhjeve serioze ose të paktën nuk dëshiron të ketë një të tillë për momentin. Si për më keq akoma mund të jetë në një marrëdhënie tjetër dhe thjesht po tentonte të harbohej sa më shumë.

Nëse vure re se gjatë gjithë kohës bisedën e çonte te seksi hapi sytë dhe kupto se në fakt s’kishte fare ndërmend të të njihte. Punë e madhe, s’je ti as e para as e fundit. Në fakt kjo është historia klasike më e vjetër në botë!

3. E ka skemë të tijën

Nëse kushedi gjëkundi ke dëgjuar se vetëm femrat bëjnë si të vështira, na lejo të të themi se mbase edhe ky tipi është duke luajtur të njëjtin rol, këshillon Anabel.

Në rast se gjithçka ka shkuar mirë e bukur (me përjashtim të faktit se ke parë pak mendjemadhësi dhe kryelartësi brenda tij) ky mund të jetë rasti që ai po zbaton taktikën: mos ia var se do të vijë mbrapa! Sado të mundohet nuk do të durojë gjatë e do të të shkruajë. Nëse jo, në djall shkoftë. Për çfarë të duhet!

4. Ka pasiguritë e tij

Mbase pa kuptuar, gjatë takimit i ke lënë të hamendësojë së ti nuk e ke pëlqyer ose ti kërkon shumë dhe ai nuk është mjaftueshëm i mirë për ty. Një tjetër arsye mund të jetë diçka që ke thënë gjatë takimit dhe pa dashur e ke lënduar apo edhe acaruar.

Nëse ti je e bindur brenda vetes (intuita e një femre nuk gabon kurrë) se kjo është arsyeja, atëherë shkruaji. Ku është problemi? Nuk vdiq njeri nga një e shkruar. Nëse kjo të bën të ndihesh mirë, pse jo?

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu