Dukesha e Cambridge u detyrua të mungojë nga një ceremoni ndarjesh çmimesh për shkak të fëmijëve.
Kate u detyrua të kërkoj falje pasi anulloi në minutën e fundit pjesmarrjen e saj në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Tusk Conservation Awards”, duke bërë që Princ Williams të marrë pjesë i vetëm në event.
Arsyeja që e detyroi Kate të qëndronte në shtëpi ishte për tu kujdesur për 3 fëmijët e saj princ George, princeshën Charlotte dhe më të voglin princ Louis 1 vjeçar. Kate vuri re se një nga fëmijët e saj nuk ndjehej mirë dhe mendoi se do të ishte më mirë që të qëndronte në shtëpi.
Ndonëse nuk ka një njoftim dhe arsye zyrtare e të konfirmuar nga pallati mbretëror mbi anullimin e pjesmarrjes së nënës së 3 fëmijëve në ngjarjen e rëndësishme, por mediat thonë se Kate ndoqi instiktin e mëmësisë dhe zgjodhi t’u qëndrojë pranë të fëmijëve në shtëpi.