Kapiteni i Shqipërisë në mbrojtje të Trajnerit të Prishtinës: Turp për ato arbitra, turp për ata…

0
Gjigandi

Imazhet që solli përfundimi i ndeshjes futbollistike Gjilani – Prishtina (2:1) ka shqetësuar jo vetëm opinionin futbolldashës në Kosovë por tashmë ka kaluar edhe kufijtë.

Dëmtimi i Prishtinës nga gjyqtarët, si dhe sulmi me sprej nga policia e Kosovës në adresë të trajnerit të Prishtinës, Armend Dallku ka emocionuar shumë keq kapitenin e Shqipërisë, Mërgim Mavraj.

Ai e ka cilësuar si një trup të madh të trajtohet një ish lojtar i kombëtares në këtë mënyrë, derisa fajtore e ka bërë edhe FFK-në.

“Një trup i madh që një ish-futbollist i Kombëtares shqiptare trajtohet në atë mënyrë të turpshme.

RonaTyra

Trup për ato arbitra, turp për ata që e bënë atë veprim dhe turp për federatën që lejon të ndodhin ato gjëra mes nesh. Një turp i madh”, ka shkruar Mërgim Mavraj në instagram, përcjell me një fotografi ku shihet Dallku duke marr tretman mjekësor pas lëndimit nga sprej.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu