Lojtarët e Manchester City do t’i bëjnë gardë nderi Liverpoolit

0
Gjigandi

Lojtarët e Manchester Cityt do të rreshtohen për t’i bërë gardë nderi kampionit të ri të Premierligës, Liverpoolit, në stadiumin Etihad këtë të enjte, ka konfirmuar trajneri Pep Guardiola.

Liverpooli e fitoi kurorën e Premierligës të cilën City e kishte bartur në dy sezonet e fundit, të enjten kur pritja 30-vjeçare për titull në ligë përfundoi pasi skuadra e Pep Guardiolës u mposht 2:1 nga Chelsea në Stamford Bridge.

“Ne do ta bëjmë gardën e nderit, natyrisht”, tha trajneri i City, Guardiola.

“Ne do ta përshëndesim Liverpoolin në mënyrë të jashtëzakonshme kur të na vizitojë në shtëpinë tonë. Ne do ta bëjmë këtë sepse e meriton”, shtoi ai.

Pasi e humbi titullin sezonin e kaluar për vetëm një pikë në garë me City, skuadra e Jurgen Kloppit e mbizotëroi ligën elitare angleze këtë sezon, duke e fituar titullin me në mënyrë rekorde, shtatë ndeshje pa përfunduar kampionati, duke i fituar 28 prej 31 ndeshjeve të luajtura deri tani.

RonaTyra

Liverpooli udhëton të enjten drejt Mançesterit për t’u përballur me City me një epërsi prej 23 pikëve ndaj tij.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu