Deklaratat e fundit të Kanye West në rrjetet sociale kanë shkaktuar një zhurmë të madhe mediatike.
Bashkëshortja e tij, Kim Kardashian ka folur publikisht duke treguar se ndihet keq nga kjo situatë dhe se mendon se Kanye vuan nga bipolariteti.
“Ka dashur ta ndihmojë shumë Kanye-n, të qetësohet dhe të kontrollojë reagimet e tij në publik. Familja besoj se West vuan nga bipolariteti. Ai nuk dëshiron të marrë mjekime sepse mendon se ato i ulin kreativitetin, megjithatë ajo që ka pohuar për vajzën e tij, North i ka shokuar të gjithë. Kim ka punuar shumë për ta ndihmuar dhe nuk do ta lejojë West t’ia bëjë këtë fëmijëve të tyre”, janë shprehur burime ekskluzive për ‘People’.
Reperi u shpreh në Twitter’ se Kim po përpiqet ta mbyllë në një spital psikiatrik, 24 orë pas fushatës së tij të çuditshme në Karolinën e Jugut.
Në një tjetër postim, ai shkruan se ka bërë të pamundurën që “nënës së North-it, Kim Kardashian të mos i duhet të shesë videon e seksit të së bijës”, duke nënkuptuar edhe këtu se pas publikimit të videos së famshme, qëndron vendimi i Kris Jenner.