Kaia Gerber nis të vishet si i dashuri i saj

0
Gjigandi

A e kanë Kaia Gerber dhe Pete Davidson tashmë një dollap me rroba të përbashkëta?

Pasi e kishte kaluar natën në festën pas shout “Saturday Night Live” bashkë me Pete Davidson që përflitet se është i dashuri i saj, modelja 18 vjeçare është parë të nesërmen e veshur me rroba që padyshim dukeshin se ishin marrë nga dollapi i Davidson.

Gerber kishte veshur një këmishë të kaltër shumë të gjerë mbi një duks ngjyrë të zezë, kapelen e të cilit e kishte vënë mbi kapelen e thurur  ngjyrë të bardhë që i kishte kombinuar me pantollona të ngushta të zeza, çorape dhe atlete të ngjyrës së njëjtë, dhe syze ovale.

Kjo pamje padyshim se na e kthen në memorie një fotografi të muajit qershor 2018 ku Davidson ishte me atëherë të fejuarën e tij Ariana Grande.

RonaTyra

Në këtë fotografi të kapur nga paparacët, ylli i “Saturday Night Live” kishte një veshje të ngjashme – këmishë shumë të gjerë, duks dhe dy kapele.

Sipas një burimi që ka folur për Page Six, Gerber dhe Davidson janë parë sërish të hënën në mbrëmje duke u puthur me plot pasion.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu